Sot hapet panairi ndërkombëtar i librit në Teheran
Sot në kompleksin Imam Khomeini (ra) në Teheran është hapur panairi i 31-të ndërkombëtar i librit i titulluar “Thuaji jo mos leximit të librit”.
Jahja Dehkani, drejtuesi ekzekutiv i panairit të 31-të ndërkombëtar të librit në Teheran ka thënë: Sivjet në panairin ndërkombëtar të librit janë prezantuar 487 mijë libra nga botues vendas e të huaj. Në sektorin vendas janë botuar 2 mijë e 500 lloje librash që janë të ndarë në 4 sektorë, arsimor, universitar, për fëmijë dhe libra të përgjithshëm. Sa i përket sektorit të huaj, z. Dehkani tha: në këtë sektor kanë marrë pjesë 86 botues arabë me 37 mijë libra dhe 46 botues në gjuhën latine me 120 mijë libra. Panairi ndërkombëtar i librit në Teheran do të jetë i hapur nga 2 deri më 12 maj në Teheran.