Irani: Franca të përgjigjet për dhunën ndaj gazetarëve iranianë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74518-irani_franca_të_përgjigjet_për_dhunën_ndaj_gazetarëve_iranianë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit z. Behram Kasemi, ka dënuar policinë franceze pasi dy anëtarë të ekipit iranian të mediave u plagosën rëndë nga policia gjatë përplasjeve të dhunshme të fundit me protestuesit në Paris.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 02, 2018 16:49 Europe/Tirane
  • Irani: Franca të përgjigjet për dhunën ndaj gazetarëve iranianë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit z. Behram Kasemi, ka dënuar policinë franceze pasi dy anëtarë të ekipit iranian të mediave u plagosën rëndë nga policia gjatë përplasjeve të dhunshme të fundit me protestuesit në Paris.

Kasemi tha të mërkurën se policia franceze duhet të ofrojë siguri për qytetarët dhe "të garantojë aktivitetet profesionale të gazetarëve dhe të shtypit". Një korrespondent iranian dhe një kameraman nga televizioni shtetëror iranian IRIB po mbulonin tubimin e protestës të demonstruesve anti-qeveritarë të martën në Paris, kur të dy u plagosën ndërsa policia u përlesh me protestuesit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit deklaroi: "Ne i konsiderojmë të papranueshme incidentet e tilla dhe presim që autoritetet franceze të bashkëpunojnë seriozisht dhe plotësisht me ambasadën e Iranit në trajtimin e autorëve të këtij incidenti dhe të shqyrtojnë gjendjen e ekipit të gazetarëve të IRIB". Gjatë tubimeve të ditës së 1 Majit në Paris të martën, policia përdori ujin me presion dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve që thyen dritaret e dyqaneve dhe hodhën bomba me benzinë. Presidenti Emmanuel Macron, gjatë një vizite në Australi e dënoi dhunën në një mesazh në Twitter. Policia franceze njoftoi se ka mbajtur në paraburgim 109 persona dhe Ministri i Brendshëm francez Gerard Collomb ka thënë se ata të cilët janë paraburgosur do të ndiqen penalisht.