Shtohet numri i të lënduarve nga tërmeti në qytetin Sisakht të Iranit
May 03, 2018 05:38 Europe/Tirane
Kryetari i qytetit Bujer Ahmed të provincës Kahgiluje va Bujur Ahmed në jugperëndim të Iranit të mërkurën në mbrëmje ka bërë të ditur shtimin e numrit të personave të lënduar nga tërmeti 5.2 ballë në qytetin Sisakht dhe tha se janë lënduar 133 persona.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se më parë është raportuar se nga ky tërmet janë lënduar 105 persona, mirëpo sipas raportimeve më të fundit, mësohet numri i personave të lënduar ka shkuar në 133. Autoritetet lokale gjithashtu kanë thënë se shumica e depove të ujit të fshatrave që janë goditur nga tërmeti janë shkatërruar tërësisht dhe janë krijuar vështirësi në funksionimin e sistemit të ujësjellësit për banorët e këtyre fshatrave.
Tags