Bashkëpunimi ndërkombëtar jetik për luftën kundër terrorizmit
Gholamhusejn Dehkani, zv/shefi për çështje juridike dhe ndërkombëtare në Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, në konferencën për luftë kundër terrorizmit të zhvilluar në Dushanbe, kryeqytetin e Taxhikistanit, deklaroi se për të zhdukur rrënjët e terrorizmit, nevojitet një bashkëpunim i gjerë ndërkombëtar paralelë me vullnetin politik serioz, si dhe krijimi i mekanizmave rajonale.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gholamhusejn Dehkani në këtë konferencë e vlerësoi me ndikim rolin e agresionit të huaj dhe pushtimit të vendeve në krijimin dhe përhapjen e ekstremizmit aktual me të cilin po përballet sot bota. Ai tha: "Pushtimi 70 vjeçar i Palestinës është një çështje e cila duhet të vendoset në mënyrë serioze në programin e prioriteteve të Bashkësisë Ndërkombëtare. Përveç kësaj, është e nevojshme që t'i jepet fund aventurave ushtarake të disa shteteve të cilat në 15 vitet e kaluara kanë krijuar një gjendje të pasigurt dhe kaotike në botë. Republika Islamike e Iranit ka luajtur një rol efikas në luftën kundër terrorizmi dhe ekstremizmit do të vazhdojë përpjekjet e saj deri në zhdukjen e rrënjëve ideologjike të terrorizmit dhe ekstremizmit. Rreziku i terrorizmit dhe ekstremizmit dhe vuajtjet e shkaktuara nga këto dy fenomene të këqija për botën, tregon më së miri nevojën për serioze për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit deri në zhdukjen e tij në të gjithë botën".