Kasemi: Tërheqja e SHBA nga marrëveshja e Iranit nuk është e lehtë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74836-kasemi_tërheqja_e_shba_nga_marrëveshja_e_iranit_nuk_është_e_lehtë
Plani i Përbashkët  i Veprimit  ka disa karakteristika që e bëjnë të vështirë tërheqjen nga ai, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të RII të hënën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 07, 2018 09:48 Europe/Tirane

Plani i Përbashkët  i Veprimit  ka disa karakteristika që e bëjnë të vështirë tërheqjen nga ai, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të RII të hënën.

"Irani nuk do të jetë i pari që do të tërhiqet, por nëse nuk është e dobishme për iranianët, ne do të marrim vendimet e nevojshme", tha Behram Kasemi, duke shtuar: "Ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të vendosë SHBA më 12 maj".  Kasemi gjithashtu tha se që kur Donald Trump mori detyrën, ai ka folur për tërheqjen e SHBA nga marrëveshja, por kjo nuk do të jetë e lehtë për ta; 'akti do të jetë i dhimbshëm për SHBA dhe do të përfundojë me keqardhje'. Duke thënë se të gjitha skenarët janë parashikuar, ai ka shtuar: "SHBA do të paguajë nëse heq dorë nga marrëveshja, gjë që do të rezultojë në mungesë të mëtejshme të besimit të botës në të". Ai tha se mosbesimi amerikan nuk është asgjë e re, por tërheqja e tyre nga marrëveshja e Iranit do t'a bëjë më të qartë se asnjë vend nuk mund t'i besojë SHBA. Lidhur me deklaratat e Trump rreth aktiviteteve rajonale të Iranit, Kasemi tha: "Nuk ka marrëveshje midis Iranit dhe BE-së, bisedimet në Romë ishin vazhdimi i bisedimeve midis Iranit dhe katër vendeve evropiane në Munih për të gjetur një zgjidhje politike për krizën në Jemen". Ai gjithashtu tha se një nga faktet më të hidhura të botës është se koalicioni i udhëhequr nga sauditët po bombardon popullin e shtypur të Jemenit. Ai shtoi se diskutimi ka të bëjë me mënyrën se si të ndihmohet populli i Jemeni. "Ne shpresojmë që vendet që krijuan katastrofën do të përdorin muajin e shenjtë të Ramazanit dhe do të lejojnë disa ndihma për popullin e shtypur të Jemenit".