Ruhani: Induktimi i iranofobisë, është gënjeshtër dhe komplot
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74840-ruhani_induktimi_i_iranofobisë_është_gënjeshtër_dhe_komplot
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Iranit ka vërtetuar për botën se induktimi i shqetësimit në lidhje me Iranit dhe Iranofobinë, është gënjeshtër dhe "synimi i armëve bërthamore nga Irani" është komplot propagandues kundër popullit iranian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 07, 2018 10:26 Europe/Tirane
  • Ruhani: Induktimi i iranofobisë, është gënjeshtër dhe komplot

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Iranit ka vërtetuar për botën se induktimi i shqetësimit në lidhje me Iranit dhe Iranofobinë, është gënjeshtër dhe "synimi i armëve bërthamore nga Irani" është komplot propagandues kundër popullit iranian.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se z. Hasan Ruhani të hënën në ceremoninë e përurimit të 436 projekteve urbane dhe ekonomike në provincën Khorasan në verilindje të Iranit, tha se iluzioni dhe shqetësimi i rrejshëm i disa faktorëve se gjoja Irani synon prodhimin e armëve bërthamore, tani është mënjanuar dhe Irani ka mënjanuar tërësisht këtë shqetësim me anë të marrëveshjes bërthamore dhe kjo marrëveshje siguron plotësisht se Irani nuk synon prodhimin e armëve bërthamore. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Qëllimi kryesor i Amerikës gjatë viteve të kaluara ishte kufizimi i pavarësisë, fuqisë dhe ndikimit rajonal të Iranit, mirëpo populli i Iranit po reziston fuqishëm përball këtyre politikave dhe këtë rrugë do ta vazhdojë ashtu siç ka bërë në 40 vitet e kaluara. Aktualisht vetëm amerikanët janë ata që synojnë të prishin marrëveshjen bërthamore, prandaj nëse ata do të bëjnë një hap në këtë drejtim, i gjithë opinioni publik botërore dhe shtete e tjera do ta konsiderojnë Amerikën shkelëse të zotimeve të veta në kuadër të kësaj marrëveshje. Irani ka paraparë veprimet dhe vendimet adekuate në rast të çfarëdo lloj veprimi të Amerikës kundër marrëveshjes bërthamore".