Irani: Izraeli nuk mundet t'a eliminojë Asadin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74850-irani_izraeli_nuk_mundet_t'a_eliminojë_asadin
Një politikan i lartë iranian i është përgjigjur një paralajmërimi të ministrit izraelit se Tel Avivi mund të vrasë presidentin sirian nëse vazhdon të "lejojë Iranin të veprojë" në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 07, 2018 17:52 Europe/Tirane
  • Irani: Izraeli nuk mundet t'a eliminojë Asadin

Një politikan i lartë iranian i është përgjigjur një paralajmërimi të ministrit izraelit se Tel Avivi mund të vrasë presidentin sirian nëse vazhdon të "lejojë Iranin të veprojë" në Siri.

“Nëse Asadi lejon Iranin që ta kthejë Sirinë një pararojë ushtarake ndaj nesh, të na sulmojë ne nga territori sirian, ai duhet ta dijë se kjo do të jetë fundi për të, fundi për regjimin e tij”, i ka thënë agjencisë Ynet, ministri i Energjisë së Izraelit, Yuval Steinitz. "Izraeli nuk mund të bëjë asgjë, ata janë të paaftë për ta përmbushur këtë kërcënim", i deklaroi agjencisë së lajmeve IRNA, Abolfazl Hasanbeigi, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit iranian. Hasanbeigi shtoi se "prania e Iranit në Siri në një nivel këshillues është ligjore dhe zhvillohet me kërkesë të qeverisë siriane". Damasku zyrtar ka përshëndetur mbështetjen iraniane dhe ruse në luftën e tij të gjatë kundër një koleksioni të militantëve të armatosur dhe grupeve terroriste. Në të njëjtën kohë, qeveria siriane ka akuzuar Izraelin, Turqinë, SHBA dhe Francën për shkelje të vazhdueshme të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.