Europa i kërkon Trumpit të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74860-europa_i_kërkon_trumpit_të_qëndrojë_në_marrëveshjen_bërthamore
Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, i janë bashkuar Sekretarit të Jashtëm britanik, në thirrjet ndaj Shteteve të Bashkuara, që të mos tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, që është arritur më 2015.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 07, 2018 14:33 Europe/Tirane
  • Europa i kërkon Trumpit të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, i janë bashkuar Sekretarit të Jashtëm britanik, në thirrjet ndaj Shteteve të Bashkuara, që të mos tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, që është arritur më 2015.

Duke folur në Berlin në një konferencë të përbashkët për media, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass tha se “ne besojmë se marrëveshja e bën botën më të sigurt dhe se pa këtë pakt, bota do të ishte e pasigurt. Ne kemi frikë se dështimi i saj, do të rezultonte në përshkallëzim”. Ndërkaq, homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian tha se Franca, Gjermania dhe Britania duan që të qëndrojnë në këtë marrëveshje, pavarësisht vendimit të presidentit amerikan Donald Trump. Sekretari i shtetit britanik për marrëdhëniet me jashtë, Boris Johnson ka këshilluar presidentin Trump të mos heqë dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke thënë se "do të ishte gabim të largohej nga një çështje kaq delikate" . Johnson është në Washington për të bindur presidentin amerikan që të mbetet pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare. Trump ka kërcënuar me tërheqje nga pakti bërthamor, nëse deri më 12 maj nuk përmirësohen, ato që ai i vlerëson si “të meta” të kësaj marrëveshjeje.