Zarif: Prania e Iranit në marrëveshjen bërthamore do të analizohet
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter ka thënë: Në përgjigje të veprimit të Amerikës, vazhdimi i pranisë së Iranit në marrëveshjen ndërkombëtare do të analizohet.
Muhamed Xhavad Zarif vetëm disa orë pas deklaratës së presidentit amerikan i cili shpalli largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka thënë: Në përgjigje të këtij veprimi të jashtëligjshëm dhe ndaj shkeljeve të vazhdueshme të Amerikës, ashtu siç ka urdhëruar presidenti i Republikës Islamike të Iranit do të analizohet çështja e qëndrimit ose jo të Iranit në marrëveshjen bërthamore me kushtin që të garantohen interesat e Iranit. Amerika mori vendim për daljen nga marrëveshja bërthamore në kohën kur vendet e tjera kanë mbështetur këtë marrëveshje ndërkombëtare.