Larixhani: Vendimi i Trump do të turpërojë Amerikën
(last modified Wed, 09 May 2018 09:14:30 GMT )
May 09, 2018 11:14 Europe/Tirane
  • Larixhani: Vendimi i Trump do të turpërojë Amerikën

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit vendimin e presidentit amerikan i cili kujton se drejton botën, e konsideroi veprim që do të turpërojë Amerikën dhe tha se kombi iranian ka rënë pre e një personi që i pëlqen vetja dhe është arrogant në politikë.

Ali Larixhani, kryetar i parlamentit islamik të Iranit duke reaguar ndaj vendimit të Donald Trump për largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore ka thënë: Të gjithë kanë dëgjuar fjalët ofenduese të Donald Trump. Ky njeri prej mëse një viti po bën një shfaqje diplomatike. Një ditë presidenti amerikan përballë liderëve të botës në OKB deklaron se do të shkatërrojë Korenë e Veriut dhe është tallur me kreun e këtij vendi dhe një ditë tjetër harron atë çka ka thënë më parë dhe liderin e Koresë së Veriut e cilëson njeri të respektueshëm me të cilin duhen negociuar. Një ditë presidenti amerikan vendos tarifa doganore për Bashkimin Evropian dhe ditën tjetër thotë se vendimi i tij nuk zbatohet për partnerët. Një ditë deklaron se do të dalë nga Siria mirëpo ditën tjetër bombardon rajone të Sirisë. Të gjitha këto vendime dëshmojnë për faktin se populli amerikan ka rënë pre e një personi arrogant në politikë.

Tags