Asnjë fuqi nuk guxon të paraqesë kërcënim ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75050-asnjë_fuqi_nuk_guxon_të_paraqesë_kërcënim_ndaj_iranit
Ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral Amir Hatami tha të mërkurën se kërcënimet e Donald Trump për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit janë fjalë boshe dhe Irani do të vazhdojë përpjekjet për të përmirësuar aftësitë e tij mbrojtëse.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 09, 2018 21:07 Europe/Tirane
  • Asnjë fuqi nuk guxon të paraqesë kërcënim ndaj Iranit

Ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral Amir Hatami tha të mërkurën se kërcënimet e Donald Trump për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit janë fjalë boshe dhe Irani do të vazhdojë përpjekjet për të përmirësuar aftësitë e tij mbrojtëse.

Ministri iranian i mbrojtjes më tej premtoi: "Ne do të punojmë për të përmirësuar fuqinë tonë të mbrojtjes në baza ditore dhe do të përforcojmë fuqinë tonë raketore sipas planeve për të tmerruar armiqtë e këtij vendi". Shefi i mbrojtjes iraniane tha se deklarata e Trump nuk është "asgjë e re", duke shtuar se gjatë 40 viteve të fundit komplotet kundër Iranit kanë qenë një rutinë për SHBA-të. Gjeneral Amir hatami tha se pozicioni i Iranit në botën e sotme është tepër dinjitoz dhe meriton respekt të veçantë, duke shtuar se vendi kurrë nuk do të tolerojë asnjë veprim që shkel të drejtat e tij. Armiqtë e Republikës Islamike të Iranit kanë njohuri të plotë për fuqinë mbrojtëse dhe ushtarake të Iranit dhe për këtë arsye shmangin zbatimin e opsioneve ushtarake, tha ai.