Erdogan: Do forcojmë marrëdhëniet me Teheranin
(last modified Thu, 10 May 2018 16:41:48 GMT )
May 10, 2018 18:41 Europe/Tirane
  • Erdogan: Do forcojmë marrëdhëniet me Teheranin

Presidenti iranian Hasan Ruhani ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për thyerjen e një tjetër premtimi për komunitetin ndërkombëtar duke lënë marrëveshjen bërthamore me Iranin, dhe bëri thirrje për përpjekje ndërkombëtare për t'u përballur me "unilateralizmin" e Uashingtonit.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar të enjten me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, Ruhani tha: "Amerikanët duhet ta dinë se nuk mund të tërhiqen nga marrëveshjet ndërkombëtare pa paguar asnjë çmim." Ruhani më tej tha se Irani "pret që udhëheqësit botërorë të dënojnë" SHBA-të për tërheqjen e njëanshme nga marrëveshja bërthamore, e cila është fryt i më shumë se një dekade negociatash midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore. Nga ana e tij, presidenti turk tha Turqia do të ruajë dhe do të përmirësojë marrëdhëniet tregtare me Iranin. Ai e përshkroi marrëveshjen bërthamore si "një marrëveshje të suksesshme", duke bërë thirrje për ruajtjen e këtij dokumenti ndërkombëtar. Erdogan i tha presidentit Ruhani se vendimi i Uashingtonit, që njëanshëm të largohet nga marrëveshja bërthamore, ishte gabim dhe u zotua se do të punojë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe me Teheranin.

 

Tags