Evropa e shqetësuar nga lirimi i radikalistëve të burgosur
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75124-evropa_e_shqetësuar_nga_lirimi_i_radikalistëve_të_burgosur
Pas 2 vitesh në Evropë do të lirohen 200 persona të cilët janë të burgosurit për lidhjet dhe aktivitetet e tyre terroriste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 11, 2018 05:58 Europe/Tirane
  • Evropa e shqetësuar nga lirimi i radikalistëve të burgosur

Pas 2 vitesh në Evropë do të lirohen 200 persona të cilët janë të burgosurit për lidhjet dhe aktivitetet e tyre terroriste.

Sipas një njoftimi të Associated Press, Evropa është e shqetësuar për lirimin e këtyre personave të cilët më herët ishin aktivizuar në radhët e ISIS për të luftuar në Siri dhe në Irak. Rik Coolset, pjesëtar i institutit Egmont në Belgjikë lirimin e personave në fjalë e ka cilësuar valën e katërt të kthimeve. Në raportin e këtij instituti thuhet se në të gjithë Evropën gjenden radikalë të betuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme ndërkohë që autoritetet evropiane nuk janë të përgatitur mjaftueshëm për tu përballur me këtë persona. Që nga viti 2011 rreth 12 mijë evropianë i janë bashkuar grupeve terroriste Al Kaida dhe ISIS. Thuhet se 1/3 e tyre janë kthyer në vendet evropiane ku ata jetonin.