Irani dërgon letër për sekretarin e përgjithshëm të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75192-irani_dërgon_letër_për_sekretarin_e_përgjithshëm_të_okb
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate ka dënuar mbështetjen e regjimit sionist për sionist me anë të sulmeve në rajone të ndryshme të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 12, 2018 06:12 Europe/Tirane
  • Irani dërgon letër për sekretarin e përgjithshëm të OKB

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate ka dënuar mbështetjen e regjimit sionist për sionist me anë të sulmeve në rajone të ndryshme të Sirisë.

Golamali Khoshro, në letrën e tij drejtuar Antonio Gutters ka thënë: Ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për të treguar mbështetjen e izraelit ndaj grupeve terroriste në rajo. Khoshro në këtë letër përmendi ngjarjet e 10 shkurtit në Siri, ku ushtria siriane rrëzoi një avion F-16 në afërsi të rajonin Xhalil të Sirisë. Në atë kohë regjimi sionist pretendoi se sulmi me avionë F-16 kundër Sirisë u bë për shkak të futjes së një droni iranian në territorin e regjimit sionist. përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se përkundër mashtrimeve të Izraelit, droni nuk ka qenë i pajisur me armë dhe nuk ishte për qëllime ushtarake apo misione të tjera. Irani në bazë të normave dhe dispozitave ndërkombëtare rezervon të drejtën për vetëmbrojtje dhe nga KS i OKB kërkon të dënojë veprimet agresore të regjimit sionist dhe t’i kërkojë këtë regjimi që të heqë dorë nga aventurat e rrezikshme dhe nga sjelljet që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e rajonit. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në këtë letër përmendi sulmet e regjimit sionist në territorin siriane dhe ka thënë: Sulmet e përsëritura të Izraelit kundër Sirisë janë shkelje e hapur se sovranitetit dhe e normave dhe dispozitave ndërkombëtare.