Zarif arrin në Pekin
Në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Pekin për të diskutuar mbi daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare.
Muhamed Xhavad Zarif, në krye të një delegacioni të lartë politike dhe ekonomik, ka arritur në aeroportin e Pekinit ku është pritur nga ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Kinë dhe nga drejtori i departamenti të Azisë perëndimore dhe Afrikës së veriut në Ministrinë e Jashtme të Kinës. Muhamed Xhavad Zarif me urdhër të presidentit Hasan Ruhani do të zhvillojë takime me palën evropiane dhe palët e tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore për të diskutuar mbi këtë marrëveshje dhe garantimin e interesave të kombit iranian. Ditën e dielë ministri i jashtëm iranian do të bisedojë me autoritetet e Kinës dhe më pas nga Pekini do të shkojë në Moskë. Të martën shefi i diplomacisë iraniane do të marrë pjesë në takimin e tre ministrave të jashtëm të Anglisë, Gjermanisë dhe Francës së bashku me Federika Mogherini. Donald Trump duke lëshuar akuza boshe dhe të pavërteta kundër Iranit, ka marrë vendim që të largojë Amerikën nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore.