Irani dhe Rusia theksojnë për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75408-irani_dhe_rusia_theksojnë_për_ruajtjen_e_marrëveshjes_bërthamore
Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Iranit në një takim të përbashkët, duke theksuar mbi ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, kanë shqyrtuar mënyrat për të vazhduar bashkëpunimin në grupin 4 + 1.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2018 06:35 Europe/Tirane
  • Irani dhe Rusia theksojnë për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Iranit në një takim të përbashkët, duke theksuar mbi ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, kanë shqyrtuar mënyrat për të vazhduar bashkëpunimin në grupin 4 + 1.

Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Sergei Lavrov, në një takim me ministrin e jashtëm të Iranit, Mohamed Xhevad Zarif, ka thënë: "Ne duhet të diskutojmë masat që mund të ndihmojnë në parandalimin e një situate kritike". Ministri i jashtëm rus ka shtuar: Uashingtoni përsëri përpiqet të eliminojë problemet që mund të shfaqen në zbatimin e  marrëveshjes bërthamore. Lavrov ka thënë se tre vendet evropiane, Kina dhe Rusia do të vazhdojnë të mbeten pjesë e kësaj marrëveshje. Nga ana e tij, Zarif ka thënë se Teherani synon që nëpërmjet negociatave me Rusinë, Kinën dhe tre vendet evropiane, të sigurohet se do të ruhet interesi i Iranit në marrëveshjen bërthamore.