Garda Revolucionare: Kanceri pushtues i Kodsit shumë shpejt do të hiqet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75472-garda_revolucionare_kanceri_pushtues_i_kodsit_shumë_shpejt_do_të_hiqet
Garda Revolucionare me anë të një deklarate dënoi hapjen e ambasadës amerikane në Kods dhe krimet e ditës së hënë të regjimit sionist në Gaza dhe tha se ky komplot djallëzor do të bëhet shkak për unifikimin akoma më të madh të botës islame.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2018 06:03 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare: Kanceri pushtues i Kodsit shumë shpejt do të hiqet

Garda Revolucionare me anë të një deklarate dënoi hapjen e ambasadës amerikane në Kods dhe krimet e ditës së hënë të regjimit sionist në Gaza dhe tha se ky komplot djallëzor do të bëhet shkak për unifikimin akoma më të madh të botës islame.

Në deklaratën e gardës revolucionare thuhet se vendimi i presidentit amerikan për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe për transferimin e ambasadës amerikane në Kods jo vetëm që nuk do të forcojë themelet e kalbura të regjimit sionist por do të bëhet shkak për nisjen e një vale të re rezistence kundër Amerikës në rajon. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald mundësoi transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. AP i OKB me 128 vota pro kundrejt 9 votave kundër dhe 35 votave abstenim ka kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist.