Irani kërkon reagimin e menjëhershëm të Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj krimeve izraelite
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75480-irani_kërkon_reagimin_e_menjëhershëm_të_bashkësisë_ndërkombëtare_ndaj_krimeve_izraelite
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi dënoi krimet e së hënës të forcave të regjimit sionist në rripin e Gazës dhe në zona të tjera të Palestinës, ka kërkuar reagim të menjëhershëm të Bashkësisë Ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2018 06:04 Europe/Tirane
  • Irani kërkon reagimin e menjëhershëm të Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj krimeve izraelite

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi dënoi krimet e së hënës të forcave të regjimit sionist në rripin e Gazës dhe në zona të tjera të Palestinës, ka kërkuar reagim të menjëhershëm të Bashkësisë Ndërkombëtare.

Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr të lajmeve, populli I Gazës dhe i rajoneve të tjera të Palestinës dje kanë organizuar protesta të gjera kundër hapjes së ambasadës amerikane në Kodsin e pushtuar me rastin e 15 Majit ditës së pushtimit të Palestinës. Forcat sioniste në sulmet kundër protestuesve palestinezë kanë martirizuar të paktën 55 palestinezë dhe plagosur 2 mijë të tjerë. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se krimet e sionistëve ndaj palestinezëve janë rezultat i mbështetjes së gjithanshme të Amerikës për këtë regjim dhe i mos reagimit të qeverive rajonale. Amerika dhe aleatët e saj janë përgjegjës për krimet dhe dhunën që ushtrohet ndaj popullit palestinez tha në fjalën e tij zëdhënësi Kasemi. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit pasi shprehu mbështetjen e Iranit për rezistencën e ligjshme dhe të durueshme të popullit palestinez nga popujt myslimanë dhe popujt e tjerë liridashës të botës kërkoi që të organizojnë protesta për të dënuar krimet e sionistëve ndaj palestinezëve dhe për të dënuar veprimin e jashtëligjshëm të qeverisë Trump për hapjen e ambasadës amerikane në Kods. Ditën e hënë Amerika me gjithë kundërshtimet e gjera në nivel rajonal dhe ndërkombëtare, ambasadën e saj nga Tel Avivi e transferoi në Kod. Kodsi është qytet i pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.