Kërkohet forcimi I marrëdhënieve strategjike të Iranit dhe Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75568-kërkohet_forcimi_i_marrëdhënieve_strategjike_të_iranit_dhe_irakut
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit ka kërkuar forcimin e marrëdhënieve strategjike të Iranit dhe Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 16, 2018 05:17 Europe/Tirane
  • Kërkohet forcimi I marrëdhënieve strategjike të Iranit dhe Irakut

Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit ka kërkuar forcimin e marrëdhënieve strategjike të Iranit dhe Irakut.

Husein Amir Abdulahian, në një mesazh në rrjetin social Twitter ka uruar Irakun për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare pas fitores së Bagdadit në luftën kundër terroristëve dhe në përpjekjet për ruajtjen e pavarësisë së vendit. Me këtë rast ai vuri në dukje se Irani do të vazhdojë të punojë për forcimin e bashkëpunimeve strategjike me Irakun. Më 12 maj, 11 milion irakiane u janë drejtuar kutive të votimi për zgjedhjen e deputetëve të parlamentit të ardhshëm. Në këto zgjedhje kanë garuar 320 parti politike për zgjedhjen e 329 deputetëve dhe më pas të kryeministrit dhe presidentit të ardhshëm të vendit.