Përfaqësia e Iranit në OKB, protestën e quan të drejtë të palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75588-përfaqësia_e_iranit_në_okb_protestën_e_quan_të_drejtë_të_palestinezëve
Përfaqësia diplomatike e Republikës Islamike të Iranit në OKB ka deklaruar se protestuesit palestinez kanë të drejtën që të protestojnë kundër burgosjes në burgun më të madh në botë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 16, 2018 07:19 Europe/Tirane
  • Përfaqësia e Iranit në OKB, protestën e quan të drejtë të palestinezëve

Përfaqësia diplomatike e Republikës Islamike të Iranit në OKB ka deklaruar se protestuesit palestinez kanë të drejtën që të protestojnë kundër burgosjes në burgun më të madh në botë.

Zyra përfaqësuese e Iranit në OKB me anë të një deklarate për shtyp, ka deklaruar: "Mbështetja e pakufizuar e Amerikës ndaj regjimit sionist i cili nuk kursen kurrfarë krimi as vrasjen e fëmijëve, tregon se Shtëpia e Bardhë është partneri kryesor në krimet e sionistëve. Në kohën kur bota është zhytur në zi për vrasjen masive të mijëra palestinezëve në mesin e tyre gra dhe fëmijë të pafajshëm të vrarë gjatë protestave paqësore, përfaqësuesja e përhershme e Amerikës në mbledhjen urgjente të KS të OKB duke përsëritur akuzat e pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit, është munduar që të heq vëmendjen e Bashkësisë Ndërkombëtare që kërkon ndaljen urgjente të vrasjes masive barbare të palestinezëve në Gaza".