Përfaqësia e Iranit në OKB, protestën e quan të drejtë të palestinezëve
Përfaqësia diplomatike e Republikës Islamike të Iranit në OKB ka deklaruar se protestuesit palestinez kanë të drejtën që të protestojnë kundër burgosjes në burgun më të madh në botë.
Zyra përfaqësuese e Iranit në OKB me anë të një deklarate për shtyp, ka deklaruar: "Mbështetja e pakufizuar e Amerikës ndaj regjimit sionist i cili nuk kursen kurrfarë krimi as vrasjen e fëmijëve, tregon se Shtëpia e Bardhë është partneri kryesor në krimet e sionistëve. Në kohën kur bota është zhytur në zi për vrasjen masive të mijëra palestinezëve në mesin e tyre gra dhe fëmijë të pafajshëm të vrarë gjatë protestave paqësore, përfaqësuesja e përhershme e Amerikës në mbledhjen urgjente të KS të OKB duke përsëritur akuzat e pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit, është munduar që të heq vëmendjen e Bashkësisë Ndërkombëtare që kërkon ndaljen urgjente të vrasjes masive barbare të palestinezëve në Gaza".