Zarif: Takimi i Brukselit përcjell mesazh të rëndësishëm politik
(last modified Wed, 16 May 2018 11:28:03 GMT )
May 16, 2018 13:28 Europe/Tirane
  • Zarif: Takimi i Brukselit përcjell mesazh të rëndësishëm politik

Ministri i jashtëm iranian Mohamed Xhevad Zarif tha se mbledhjet e tij në Bruksel dërgojnë një mesazh politik të rëndësishëm në botë.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit, ministrat e punëve të jashtme të Gjermanisë, Anglisë dhe Francës dhe shefja e diplomacisë evropiane kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kanë theksuar për zbatimin e plotë dhe efikas të marrëveshjes bërthamore. Pas deklarimit të daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, shefja e diplomacisë evropiane, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe ministrat e punëve të jashtme të tre vendeve evropiane (E-3) (Gjermania, Anglia dhe Franca), kanë zhvilluar një takim të martën në Bruksel. Nga ky takim i përbashkët i ministrit të punëve të jashtme të Iranit me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe me shefen e diplomacisë evropiane është lëshuar një deklaratë e përbashkët në të cilën pjesëmarrësit e këtij takimi kanë theksuar zotimet e tyre për zbatimin e plotë dhe efikas të marrëveshjes bërthamore e cila është miratuar edhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB me anë të rezolutës 2231 si një element kyç në strukturën e sistemit për mospërhapjen e armëve bërthamore. 

 

Tags