Irani kërkon hetim të pavarur ndërkombëtar për krimet e Izraelit
Ministri i jashtëm iranian z. Mohamed Xhevad Zarif e ka dënuar Izraelin duke e kosndieruar si një "regjim brutal dhe kryes të aparteidit" për masakrën e fundit kundër popullit palestinez dhe ka kërkuar një hetim ndërkombëtar "transparent dhe të pavarur" për krimet e sionistëve në Rripin e Gazës.
Zarif i bëri këto deklarata gjatë një fjalimi të tij në samitin e ministrave të jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik për Palestinën në qytetin turk Stamboll të premten, pas masakrës së fundit të dhjetëra palestinezëve gjatë protestave anti-okupuese përgjatë kufirit midis Rripit te Gazës dhe territoreve të pushtuara. "Në dritën e masakrës në Gaza, bashkësia ndërkombëtare ka të drejtë të kërkojë fundin e këtij regjimi brutal dhe mashtrues të aparteidit", tha ministri iranian. Ai shtoi se OBI duhet "të forcojë thirrjet për sjelljen e autorëve para drejtësisë". "Ne duhet të ndërmarrim masa konkrete në sistemin e Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë shtyrjen për një hetim ndërkombëtar transparent dhe të pavarur dhe duke kërkuar mbrojtje ndërkombëtare për palestinezët siç parashihet me ligjin ndërkombëtar humanitar", vuri në dukje Zarif.