Hapet panairi ndërkombëtar i Kuranit në Teheran
May 19, 2018 09:42 Europe/Tirane
Në ditën e tretë të muajit të bekuar të Ramazanit, në kompleksin fetar Mosalah në Teheran është hapur panairi i 36-të ndërkombëtar i Kuranit.
Panairi ndërkombëtar I Kuranit është hapur me sloganin “Kurani drita udhërrëfyese”. Në këtë panair marrin pjesë 26 të ftuar të huaj nga 7 vende të botës dhe ai do të qëndrojë i hapur deri më 4 qershor të vitit 2018. Në kuadër të këtij panairi janë zbatuar 120 projekte, prej të cilave 12 profesionale dhe shkencore dhe 50 takime ekspertësh për Kuranin. Përveç kësaj në panair janë publikuar disa libra dhe botime, aplikacione lojërash reale virtuale të quajtur Kurani drita udhërrëfyese si dhe Kuranë të përkthyer në gjuhë të huaja.
Tags