Ruhani dhe Erdoga thekson zgjerimin e bashkëpunimeve Iran-Turqi
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me presidentin e Turqisë ka theksuar nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit mes Teheranit dhe Ankarasë për zgjidhjen e çështjeve rajonale sidomos për mbrojtjen e të drejtave të popullit të shtypur të Palestinës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Hasan Ruhani të premten në mbrëmje në takim me Rexhep Taip Erdogan, takim ky që u zhvillua gjatë punimeve të samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Stamboll të Turqisë, ka deklaruar se zgjerimi i marrëdhënieve dhe kontakteve mes Teheranit dhe Ankarasë është në interes të popujve të të dy vendeve dhe në interes të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit sepse zgjerimi i marrëdhënieve mes Iranit dhe Turqisë forcon stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit i quajti shumë të rëndësishme marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore mes Iranit dhe Turqisë në sferën e tregtisë, ekonomisë, kulturës dhe në sferat politike dhe shtoi: "Përshpejtimi i procesit për zgjerimin e bashkëpunimeve bankare mes të dy vendeve do të bëhet shkak për shfrytëzimin më të madh të potencialeve në kuadër të zgjerimit të shkëmbimeve tregtare dhe teknologjike mes të dy vendeve". Z. Ruhani gjithashtu tha se organizimi dhe mirëpritja e gjerë e samitit të jashtëzakonshëm të krerëve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në rrethana të ndjeshme të rajonit tregon përkushtimin dhe vëmendjen e vendeve islamike ndaj çështjes së Palestinës. Nga ana e tij, z. Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në këtë takim deklaroi se kontaktet dhe bashkëpunimi i Turqisë dhe Iranit në lidhje me çështjet rajonale dhe në kuadër të përpjekjeve për vendosjen dhe forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, kanë rëndësi shumë të madhe. Ai shtoi: "Shumë prej veprimeve të Uashingtonit si dalja nga marrëveshja bërthamore dhe transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë, nuk janë të pranueshme për vendet e tjera të botës, prandaj duhet rezistuar përball veprimeve të tilla".