Ruhani: Amerika nuk mund të gjunjëzojë kombin iranian
Në një takim me familjarët e pjesëtarëve të kabinetit qeveritar të Iranit, presidenti Hasan Ruhani deklaroi se Amerika nuk mund të gjunjëzojë kobin iranian.
Sipas një njoftimi të zyrës informative të presidencës iraniane, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, përmendi presionet dhe përpjekjet e arrogancës botërore, regjimit sionist dhe aleatëve të tyre në rajon për të dëmtuar Republikën Islamike të Iranit dhe tha: Kombi iranian ka qëndruar i fuqishëm përballë të gjitha presioneve. Presidenti iranian deklaroi se kombi iranian e ka përshkuar rrugën më së miri duke u mbështetur tek potencialet e veta. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu shprehu urimet për nisjen e muajit të bekuar të Ramazanit dhe tha se efekte të rëndësishme të këtij muaji, janë sinqeriteti, dashamirësia dhe të qenit pranë njëri-tjetrit.