Reagimi i Kasemi ndaj akuzave anti-iraniane në lidhje me Afgansitanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i76010-reagimi_i_kasemi_ndaj_akuzave_anti_iraniane_në_lidhje_me_afgansitanin
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi se disa faktorë po mundohen të akuzojnë në mënyrë të pabazë Iranin me qëllim që të të devijojnë opinionin publik të këtij vendi nga shkaku i vërtetë i vazhdimit të luftës në Afganistan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 21, 2018 06:58 Europe/Tirane
  • Reagimi i Kasemi ndaj akuzave anti-iraniane në lidhje me Afgansitanin

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi se disa faktorë po mundohen të akuzojnë në mënyrë të pabazë Iranin me qëllim që të të devijojnë opinionin publik të këtij vendi nga shkaku i vërtetë i vazhdimit të luftës në Afganistan.

Bahram Kasemi deklaroi se pas sulmeve të javës së kaluar të grupit Taliban në provincën Farah të Afganistanit, për fat të keq disa faktorë në këtë vend po akuzojnë vendet fqinjë për mbështetje ndaj grupit Taliban ndërsa edhe komandantët amerikanë të cilët edhe pas pranisë shumë vjeçare ushtarake në Afganistan dhe derdhjes së gjakut të mijëra njerëzve të pafajshëm në këtë vend, akoma nuk po arrijnë të vendosin sigurinë dhe stabilitetin në këtë vend, tani po mundohen që duke akuzuar Iranin për mbështetje ndaj grupit Taliban, të devijojnë opinionin publik të Afganistanit nga shkaku i vërtetë i vazhdimit të luftës në këtë vend. Kasemi Shtoi: "Sulmi i grupit Taliban në qytetet e Afganistanit dhe rimarrja e tyre nga forcat qeveritare të këtij vendi, nuk është një çështje e re dhe nuk ka kurrfarë lidhje me marrëdhëniet e mira mes Teheranit dhe Kabulit. Republika Islamike e Iranit për më shumë se 4 dekada ka qëndruar përkrah popullit dhe qeverisë së Afganistanit dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe pavarësinë e tyre, prandaj deklaratat që bëhen vetëm për të kënaqur faktorët e huaj dhe agresorët, në asnjë mënyrë nuk janë të përshtatshme me këto marrëdhënie miqësore. Bisedimet me Iranit dhe Afganistanit për zgjidhjen e çështjes së resurseve të ujit po vazhdojnë nëpërmjet rrugëve diplomatike dhe lidhje e kësaj çështje me problemet e brendshme të Afganistanit, nuk ka kurrfarë logjike".