Ruhani: Amerika nuk mund të marrë vendim për të gjithë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i76104-ruhani_amerika_nuk_mund_të_marrë_vendim_për_të_gjithë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke iu përgjigjur deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit kundër Iranit, iu drejtua Mike Pompeo dhe tha se Amerika nuk mund të marrë vendim për Iranin apo për botën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 22, 2018 04:41 Europe/Tirane
  • Ruhani: Amerika nuk mund të marrë vendim për të gjithë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke iu përgjigjur deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit kundër Iranit, iu drejtua Mike Pompeo dhe tha se Amerika nuk mund të marrë vendim për Iranin apo për botën.

Hasan Ruhani duke reaguar ndaj deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit ka thënë: Të gjitha vendet e botës duan pavarësi në vendimmarrje dhe ndoshta amerikanët mund të ndikojnë në disa çështje me presionet e tyre mirëpo logjika nuk pranon që ata të marrin vendim për të gjithë vendet e botës. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit përmendi shkeljet e zotimeve të Amerikës dhe sidomos daljen e saj nga marrëveshja bërthamore dhe tha: Sot në Amerikë ka ardhur në pushtet një qeveri e cila e ka kthyer vendin 15 vjet mbrapa dhe përsërit fjalët luftënxitëse të funksionarëve amerikanë në vitet 2003 dhe 2004. Duke iu drejtuar sekretarit amerikan të shtetit, presidenti Ruhani tha: është e papranueshme që një person i cili për vite të tëra ka shërbyer në qendrën e shërbimeve sekrete të Amerikës të luajë rolin e ministrit të jashtëm amerikan për Iranin dhe vendet e tjera të botës. Mike Pompeo, sekretari amerikan I shtetit duke përsëritur pretendimet dhe akuzat kundër Iranit, marrëveshjen bërthamore e ka cilësuar të mangët dhe tha se Amerika tashmë ka dalë nga marrëveshja bërthamore dhe në bashkëpunim me partnerët e vet do të ndalojë sundimin e Iranit në rajon. Mike Pompeo rikujtoi se departamenti amerikan i thesarit do të kthejë të gjitha sanksionet kundër Iranit dhe do të vendosë sanksione të reja.