SHBA nuk guxon të sulmojë Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i76270-shba_nuk_guxon_të_sulmojë_iranin
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se sanksionet ekonomike amerikane kundër Iranit do të dështojnë dhe shtoi: SHBA nuk guxon të sulmojë Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 24, 2018 01:59 Europe/Tirane
  • SHBA nuk guxon të sulmojë Iranin

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se sanksionet ekonomike amerikane kundër Iranit do të dështojnë dhe shtoi: SHBA nuk guxon të sulmojë Iranin.

Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha në një intervistë me rrjetin Al-Jazeera të Katarit duke folur rreth agresionit ushtarak izraelit të kohëve të fundit në Siri që pasoi me përgjigjen e Damaskut, theksoi: Regjimi sionist ka marrë një mesazh të qartë se çdo sulm ndaj Sirisë do të përballet me një përgjigje drejtpërdrejt dhe pa hezitim. Shamkhani shtoi se programi raketor i Iranit nuk është i negociueshëm nën asnjë rrethanë.