Putin dhe Macron: Të ruajmë marrëveshjen me Iranin
Presidentët e Rusisë dhe të Francës theksuan mbi ruajtjen dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të enjten se çdo dështim në përpjekjet për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit do të kishte pasoja të rënda . Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez Emmanuel Macron në margjinat e Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të Shën Petersburgut, presidenti rus tha se ai dhe Macron kishin diskutuar marrëveshjen e Iranit dhe daljen e SHBA nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Duke mirëpritur qëndrimet e Francës dhe vendeve të tjera evropiane në lidhje me marrëveshjen bërthamore, Putin tha se Rusia kurrë nuk ka mbështetur veprime të njëanshme, as nuk ka imponuar sanksione të njëanshme ndaj vendeve të tjera. Nga ana e tij, Presidenti francez tha se Teheranit duhet t'i jepen garancitë e nevojshme në lidhje me zbatimin e marrëveshjes bërthamore. Pavarësisht nga sanksionet e mundshme të SHBA, kompanitë evropiane janë të interesuara të ruajnë bashkëpunimin e tyre me Iranin, tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rus. Ndërkohë, Rusia dhe Franca kanë nënshkruar gjashtë kontrata për investime të drejtpërdrejta në Rusi me vlerë rreth 1 miliard euro. Kontratat u nënshkruan gjatë forumit të biznesit në Shën Petersburg dhe që përkon me vizitën e presidentit francez, Emanuel Macron.