Nëse Evropa synon të humbasë kohë, Irani do të ndalojë negociatat
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i76570-nëse_evropa_synon_të_humbasë_kohë_irani_do_të_ndalojë_negociatat
Një negociator i lartë bërthamor iranian deklaroi se Irani nuk do të vazhdojë bisedimet me palët evropiane të marrëveshjes bërthamore, nëse ndjen se vendet evropiane po përpiqen të humbasin kohë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2018 15:29 Europe/Tirane
  • Nëse Evropa synon të humbasë kohë, Irani do të ndalojë negociatat

Një negociator i lartë bërthamor iranian deklaroi se Irani nuk do të vazhdojë bisedimet me palët evropiane të marrëveshjes bërthamore, nëse ndjen se vendet evropiane po përpiqen të humbasin kohë.

"Ne do të vazhdojmë negociatat me evropianët për sa kohë që mendojmë se ata po lëvizin në rrugën e duhur dhe respektojnë kuadrin kohor të Iranit", u tha gazetarëve të dielën zëvendësministri i jashtëm iranian, Abas Erakçi. Ai shtoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit padyshim do t'i kushtojë vëmendje interesave të kombit iranian dhe do të ndalë bisedimet e mëtejshme me evropianët nëse ata humbin kohën dhe dredhojnë nga përgjegjësitë e tyre. Qëkur presidenti amerikan e largoi Uashingtonin nga marrëveshja historike bërthamore, vendet evropiane po përpiqen të sigurojnë që Irani të marrë përfitime të mjaftueshme ekonomike për ta bindur atë të qëndrojë në marrëveshje. Një zyrtar iranian tha të premten se Irani pret që fuqitë evropiane t'i japin atij një paketë masash ekonomike deri në fund të majit për ta kompensuar atë për tërheqjen e Uashingtonit.