Presidenti Ruhani uron Azerbajxhanin për ditën kombëtare
May 28, 2018 04:37 Europe/Tirane
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi ka uruar presidentin, qeverinë dhe popullin e Azerbajxhanit për ditën kombëtare.
Hasan Ruhani, me një mesazh drejtuar Elham Aliev presidentit të Azerbajxhanit ka uruar festën kombëtare dhe shpresoi për zgjerimin akoma më të madhe të marrëdhënieve Teheran-Baku. Me këtë rast presidenti i Republikës Islamike të Iranit shpresoi për suksese, mirëqenie dhe lumturi për popullin dhe qeverinë e Azerbajxhanit. 28 maji është dita kombëtare në Azerbajxhan.
Tags