India nuk do të ndjekë sanksionet e SHBA ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i76642-india_nuk_do_të_ndjekë_sanksionet_e_shba_ndaj_iranit
Ministrja e Jashtme e Indisë znj. Sushma Swaraxh deklaroi se Nju Delhi do të vazhdojë tregtinë me Iranin dhe do të ndjekë vetëm sanksionet e imponuara nga Kombet e Bashkuara dhe jo ato të vendosura nga ndonjë vend tjetër, si Shtetet e Bashkuara kundër Republikës Islamike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2018 13:54 Europe/Tirane
  • India nuk do të ndjekë sanksionet e SHBA ndaj Iranit

Ministrja e Jashtme e Indisë znj. Sushma Swaraxh deklaroi se Nju Delhi do të vazhdojë tregtinë me Iranin dhe do të ndjekë vetëm sanksionet e imponuara nga Kombet e Bashkuara dhe jo ato të vendosura nga ndonjë vend tjetër, si Shtetet e Bashkuara kundër Republikës Islamike.

Duke folur në një konferencë shtypi të hënën, Swaraxh shtoi se qëndrimi i Indisë ishte "i pavarur" nga çdo vend tjetër dhe  Nju Delhi nuk do të pranojë asnjë presion mbi politikën e tij të jashtme. "India ndjek vetëm sanksionet e OKB-së dhe jo sanksione të njëanshme të ndonjë vendi", tha ajo. Irani dhe India gëzojnë marrëdhënie të thella në sektorët politikë dhe ekonomikë. Teherani është një nga furnizuesit kryesorë të naftës në Indi. Të hënën në mbërmje Swaraxh do të zhvillojë bisedime me ministrin e jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif, i cili ndodhet në Nju Delhi për një vizitë zyrtare në Indi.