Irani nuk ka biseduar me Izraelin për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i76648-irani_nuk_ka_biseduar_me_izraelin_për_sirinë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka hedhur poshtë raportet e disa mediave se Irani ka zhvilluar "bisedime indirekte" me regjimin izraelit lidhur me krizën në Siri, duke thënë se pretendimet e tilla synojnë të largojnë vëmendjen e opinionit publik nga mizoritë izraelite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 28, 2018 14:44 Europe/Tirane
  • Irani nuk ka biseduar me Izraelin për Sirinë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka hedhur poshtë raportet e disa mediave se Irani ka zhvilluar "bisedime indirekte" me regjimin izraelit lidhur me krizën në Siri, duke thënë se pretendimet e tilla synojnë të largojnë vëmendjen e opinionit publik nga mizoritë izraelite.

"Ky pretendim është krejtësisht i gabuar dhe trillim mediatik", tha të hënën z. Behram Kasemi. Uebsajti saudit Elaph, pohoi në një raport të pakonfirmuar të hënën se Irani dhe Izraeli ishin angazhuar gjatë fundjavës negociata indirekte në Jordani lidhur me luftimet dypalëshe në Sirinë jugperëndimore. Zëdhënësi iranian tha se në një kohë kur disa vende arabe po tradhtojnë çështjen palestineze dhe po minojnë dekadat e rezistencës së palestinezëve, përpjekje të tilla për të fabrikuar lajme kryhen me qëllimin për të shpërqendruar opinionin publik nga krimet izraelite dhe nga tradhtia arabe. "Republika Islamike e Iranit sigurisht nuk e njeh zyrtarisht regjimin e rremë, terrorist dhe okupues izraelit dhe qëllimi i një trillimi të tillë është i qartë si kristali" tha z. Kasemi.