Shkatërrohen dy grupe terroriste në Teheran
Komandanti i bazës Muhamed Resulullah të gardës revolucionare në Teheran, njoftoi arrestimin e pjesëtarëve të dy grupeve terroriste të cilët kishin për qëllim të kryenin akte terroriste në ceremoninë përkujtimore të vdekjes së imam Khomeinit (ra).
General Muhamed’reza Jazdi, tha se siguria për ceremoninë përkujtimore të imam Khomeinit (ra) është vendosur nga kufiri e deri tek mauzoleu i imamit, shtoi se janë shkatërruar dy grupe terroriste të cilët kishin për qëllim të kryenin akte destruktive në ditën e përvjetorit të vdekjes së imamit. Garda Revolucionare është në gatishmëri të plotë që të përballet me armiqtë dhe ajo do t’u japë goditjen më të madhe çdo përpjekjeje të tyre. Komandanti i bazës Muhamed Resulullah gjithashtu shtoi se janë marrë masat për një numër të madh vizitorësh në mauzoleun e imam Khomeinit (ra) dhe shtoi se armiqësia e armikut ndaj Republikës Islamike të Iranit nuk ka kufij dhe për këtë të gjithë janë të angazhuar për të garantuar sigurinë në ditën përkujtimore të vdekjes së imam Khomeinit (ra). 4 qershori i vitit 2018 përkon me 30 vjetorin e vdekjes së imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit. Në këtë ditë mauzoleu i imamit në Teheran, vizitohen nga miliona njerëz nga i gjithë Irani dhe nga vende të ndryshme të botës.