Ali Larixhani zgjidhet përsëri kryetar i Parlamentit Islamik të Iranit
May 30, 2018 08:51 Europe/Tirane
Ali Larixhani me shumicë votash u zgjodh për të tretin mandat me radhë në postin e kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit.
Zgjedhja e kryesisë së Parlamentit Islamik të Iranit është bërë ditën e mërkurë (sot) me pjesëmarrjen e 279 deputetëve dhe Ali Larixhani në raundin e dytë të zgjedhjeve fitoi 147 vota dhe për të tretin mandat me radhë u zgjodh në krye të institucionit ligjvënës të Republikës Islamike të Iranit. Muhamed Reza Aref në këto zgjedhje fitoi 123 vota. Në seancën plenare të sotshme të Parlamentit Islamik të Iranit janë zhvilluar zgjedhjet për zgjedhjen e kryesisë së këtij institucioni.
Tags