Ruhani: Kombi iranian nuk dorëzohet përballë presioneve imponuese
Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë në një takim me aktivistët e artit dhe kulturës ka thënë se kombi iranian nuk nënshtrohet përballë presioneve të padrejta, imponuese dhe që janë kundër normave dhe dispozitave ndërkombëtare.
Në këtë takim presidenti i Republikës Islamike të Iranit rikujtoi zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe tha se kombi iranian aktualisht ndodhet përballë qeverisë amerikane e cila ka shkelur angazhimet e saj të cilat i ka firmosur. Presidenti Ruhani theksoi se kombi iranian duhet të jetë unik dhe i bashkuar për t’i treguar botës se nuk nënshtrohet. Ai lidhur me qëndrimet e disa superfuqive dhe disa vendeve të rajonit kundër Iranit ka thënë: Sot shumica e vendeve të botës i japin të drejtë Iranit dhe ky sukses do të vuloset në histori. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi përdorimin e fuqisë së kulturës, artit, gjuhës dhe bashkëmendimit për fitoret e kombit iranian dhe tha se kombi iranian me padyshim do tu bëjë ballë problemeve të tij.