Potencialet mbrojtëse dhe raketore janë vija e kuqe e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77040-potencialet_mbrojtëse_dhe_raketore_janë_vija_e_kuqe_e_iranit
Një komandant i lartë i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se potencialet mbrojtëse dhe raketore janë linja e kuqe e Iranit, duke shtuar se Teherani nuk ka mbajtur dhe kurrë nuk do të mbajë ndonjë negociatë me evropianët në këtë drejtim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 02, 2018 16:52 Europe/Tirane
  • Potencialet mbrojtëse dhe raketore janë vija e kuqe e Iranit

Një komandant i lartë i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se potencialet mbrojtëse dhe raketore janë linja e kuqe e Iranit, duke shtuar se Teherani nuk ka mbajtur dhe kurrë nuk do të mbajë ndonjë negociatë me evropianët në këtë drejtim.

"Bazuar në përvojën e mëparshme, duhet të bëjmë përpjekje për të rritur aftësitë mbrojtëse me qëllim garantimin e sigurisë së vendit dhe kombit tonë", tha të shtunën zëdhënësi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, gjeneral brigade Ramazan Sharif, në një intervistë me televizionin Al Majadin të Libanit  . Ai shtoi se fuqia e mbrojtjes së Iranit do të shërbejë edhe për interesat e aleatëve të vendit dhe theksoi se Republika Islamike kurrë nuk do të dorëzohet përballë presioneve për të ndaluar përmirësimin dhe modernizimin e pajisjeve të saj ushtarake.