Irani dënon sulmin kundër klerikëve në Afganistan
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, z. Behram Kasemi ka dënuar ashpër sulmin e fundit terrorist pranë një tubimi të klerikëve të lartë në kryeqytetin afgan Kabul, i cili vrau të paktën tetë vetë.
"Në një ditë kur klerikët nga të gjitha qytetet afgane u mblodhën për të folur për paqen në Afganistan dhe për dënimin e terrorit dhe dhunës në këtë vend, duart e ndyra të terroristëve të luftënxitës kryen një krim tjetër", tha të hënën z. Kasemi. Ai shtoi se terroristët nuk donin që klerikët afganë të përcjellin mesazhin e tyre të paqes, humanizmit, mëshirës, dhembshurisë, si dhe mesazhin për të luftuar armiqësinë, dhunën dhe terrorizmin ndaj popullit afgan dhe kombeve të tjera. Të paktën tetë vetë humbën jetën në Kabul të hënën pasi një sulmues kamikaz detonoi pajisjen e tij shpërthyese pranë një kompleksi ku klerikët e lartë myslimanë po mblidheshin për t'i dhënë fund dhunës dhe për të promovuar paqen në vendin e shkatërruar nga lufta.