Amar Hakim: Popujt e shtypur vazhdojnë rrugën e Imam Khomeinit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77190-amar_hakim_popujt_e_shtypur_vazhdojnë_rrugën_e_imam_khomeinit
Kryetari i Aleancës Kombëtare Irakiane, Sejed Amar Hakim tha të hënën se popujt e shtypur të botës do të vazhdojnë rrugën e Imam Khomeinit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 04, 2018 19:29 Europe/Tirane
  • Amar Hakim: Popujt e shtypur vazhdojnë rrugën e Imam Khomeinit

Kryetari i Aleancës Kombëtare Irakiane, Sejed Amar Hakim tha të hënën se popujt e shtypur të botës do të vazhdojnë rrugën e Imam Khomeinit.

Hakim e bëri deklaratë në një mesazh të publikuar të hënën në përvjetorin e 29-të të vdekjes së organizatorit të Revolucionit Islamik dhe Themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Imam Khomeini (ra). Karakteri dhe personaliteti i Imam Khomeinit la ndikim drastik në frymën e të rinjve myslimanë në mbarë botën kundër fuqive tiranike dhe arrogante, tha Kryetari i Aleancës Kombëtare të Irakut. Amar Hakim theksoi se Imam Khomeini shqetësohej gjithmonë për popujt e tjerë islamikë, dhe në veçanti për Palestinën, dhe shtoi se  "të frymëzuar nga idealet e Imam Khomeinit, kombet e botës tani po trondisin themelet e fuqive arrogante".