Lideri Suprem: 10 raketa në përgjigje të 1 rakete
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77250-lideri_suprem_10_raketa_në_përgjigje_të_1_rakete
Deklaratat  e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të hënën, u shoqëruan nga një reflektim i madh në mediat ndërkombëtare dhe rajonale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 05, 2018 14:37 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem: 10 raketa në përgjigje të 1 rakete

Deklaratat  e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të hënën, u shoqëruan nga një reflektim i madh në mediat ndërkombëtare dhe rajonale.

Fjalët kyçe që mediat e huaja preferuan të theksonin mbi të gjitha, ishte deklarata e Ajetollah Khameneit mbi reagimin e fortë dhe vendimtar raketor të Iranit në rast të agresionit të të huajve. Rrjeti Euronews citoi fjalimin e Liderit Suprem duke theksuar: Irani do të vazhdojë të mbështesë forcat e rezistencës në rajon. "Irani po përgatitet të rrisë pasurimin e uraniumit në rast të dështimit të marrëveshjes bërthamore", raportoi agjencia e lajmeve Reuters. Kjo agjenci e lajmeve shtoi: "Lideri Suprem i Iranit, në asnjë mënyrë, nuk pranon ndalimin apo kufizimin e programit të raketave balistike të Iranit". Në fjalimin e djeshëm në ceremoninë për 29 vjetorin e vdekjes së Imam Khomeinit, themelues i Republikës Islamike të Iranit, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik theksoi: " Nga ajo që dëgjojmë duket se disa qeveri evropiane presin që populli iranian të vendoset nën sanksione dhe të heqë dorë nga aktivitetet e tij bërthamore dhe njëkohësisht të vazhdojë të respektojë kufizimet në programin e tij bërthamor. U them atyre qeverive se kjo ëndërr e keqe nuk do të realizohet kurrë ". Ajetollah Khamenei shtoi: "Armiku e di se nëse lëshon një raketë, Irani do t'i përgjigjet me dhjetë raketa". Gazeta Akadh e Arabisë Saudite në raportin e saj nënvizoi se udhëheqësi iranian ka deklaruar se ai kurrë nuk do të pranojë kufizime mbi programin e raketave balistike të Iranit. Gazeta egjiptiane al-Sharouq shkroi: Irani është bërë fuqia e parë raketore në rajonin e Lindjes së Mesme".