Irani Islamik në zimbajtje për martirizimin e Imam Aliut (a.s.)
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77354-irani_islamik_në_zimbajtje_për_martirizimin_e_imam_aliut_(a.s.)
Irani Islamik sot është zhytur në zimbajtje për përvjetorin e martirizimit të Imam Aliut (a.s.), imamit të parë të myslimanëve shiitë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 06, 2018 13:26 Europe/Tirane
  • Irani Islamik në zimbajtje për martirizimin e Imam Aliut (a.s.)

Irani Islamik sot është zhytur në zimbajtje për përvjetorin e martirizimit të Imam Aliut (a.s.), imamit të parë të myslimanëve shiitë.

Populli mysliman në të gjithë Iranin Islamik sot (të mërkurën) duke marrë pjesë në ceremonitë e ndryshme të zimbajtjes, vajton dhe përkujton martirizimin e Imam Aliut (a.s.). Besimtarët myslimanë dhe dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) në përvjetorin e martirizimit të Imam Aliut (a.s.) kanë ngritur flamurin e zisë në të gjithë Iranin dhe janë veshur në të zi duke marrë pjesë në ceremonitë e zimbajtjes që zhvillohen në xhami, teqe, husejnije dhe vend të tjera publike. Vlen të theksohet se sot më datë 21 të muajit të bekuar të Ramazanit 1439 hixhri kameri që përkon me 6 qershor të vitit 2018, është përvjetori i martirizimit të Imam Aliut (a.s.), imamit të parë të myslimanëve shiitë. Në agimin e ditës së 19 të muajit të bekuar të Ramazanit, Ibn Mulxham Muradi nga grupi Khavarixh, goditi me shpatën e tij të helmuar kokën e Imam Aliut (a.s.) ndërkohë që ai ishte duke falur namazin në mihrabin e xhamisë së Kufës. Imam Aliu (a.s.) pas kësaj goditje u shtrua në shtrat në shtëpinë e di dhe ditë më vonë, do të thotë më 21 Ramazan, u martirizua. Me këtë rast Radiotelevizioni i Republikës Islamik të Iranit u shpreh ngushëllime të gjithë besimtarëve myslimanë dhe dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.).