Iran: Arrestohen disa terroristë përpara sesa të kryejnë akte destruktive
Forcat e rendit në provincën Kharasani i jugut në lindje të Iranit kanë arrestuar 3 pjesëtarë të një grupi terrorist të cilët kishin si synim të kryenin akte destruktive në natën e Kadrit.
Muhamed’reza Sarafraz, zv/shefi i komandës së forcave të rendit të provincës Kharasani i Jugut, ka thënë se arrestimi i këtyre personave u bë pas informacioneve të dhëna nga shërbimet sekrete ndërkohë që policia ka parandaluar kryerjen e çdo akti destruktiv të tyre. Në operacionin për arrestimin e këtij grupi terrorist janë zbuluar lëndë eksplozive. Gjithashtu dje dy nga rojet kufitare të forcave të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit janë martirizuar në një konflikt me persona të armatosur në veriperëndim të Iranit. Rojet kufitare janë martirizuar pas një konflikti me persona të armatosur në rajonin kufitar Sardasht pjesë e provincës Azerbajxhani perëndimor. Edhe vitin e kaluar disa roje kufitare të Iranit janë martirizuar për shkak të luftimeve me grupet e armatosura dhe të varur nga grupet terroriste. Amerika dhe regjimit sionist vazhdojnë të japin ndihmë për grupet terroriste dhe anit-revolucionare për të zbatuar qëllimet dhe objektivat e tyre kundër Republikës Islamike të Iranit.