Deklarata e ministrisë së jashtme të Iranit për ditën e Kodsit
Ministria e jashtme e Iranit me anë të një deklarate ka rikujtuar ndjeshmërinë e Ditës Botërore të Kodsit këtë vit dhe nga të gjithë myslimanët dhe liridashësit e botës dhe në veçanti nga i gjithë kombi iranian kërkoi që të marrë pjesë masivisht në marshin madhështor të Ditës së Kodsit.
Në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme e Iranit thuhet se Dita botërore e Kodsit që mbahet në të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit dhe që është një trashëgimi e imam Khomeinit (ra), megjithëse kanë kaluar rreth 40 vjet nga shpallja e saj, është një mundësi për unitet për tu përballuar me pushtuesit, aparteidin, vrasjen masive, përçarjen dhe krijimin e krizave që regjimi sionist i bën në botë. Në deklaratën e ministrisë së jashtme të Iranit është thënë se regjimi sionist muajt e fundit nuk ka hequr dorë nga krimet më monstruoze ndaj kombit palestinez dhe nuk ka pasur aspak frikë nga pushtimi i territoreve palestineze ndërkohë që transferimi i ambasadës amerikane në Kods është vulë konfirmimi për krimet e këtij regjimi. Ministria e jashtme e Iranit ka deklaruar se në kushtet aktuale Dita e Kodsit është një prej evenimenteve më të ndjeshëm për çështjen palestineze në Historike dhe kjo mund të jetë një mundësi unike për të shprehur mbështetjen ndaj popullit të përvuajtur, të shtypur dhe të sunduar të Palestinës.