Salehi: Brenda 10 muajve mund të arrijmë kuotën e prodhimit 190 SOW
Kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit (AEAI) i pranishëm në qendrën e montimit të centrifugave në Natanz ka shpresuar se deri në fund të muajit të ardhshëm të gjitha sallat e kësaj qendre të jenë përfunduar.
Ali Akbar Salehi lidhur me vizitën e tij në qendrën Natanz ka thënë: Pas urdhrit të liderit suprem të revolucionit islamik janë bërë përgatitjet për zgjerimin e aktiviteteve bërthamore dhe puna në këtë qendër po ecën me ritme të shpejta dhe serioze. Ai lidhur me plotësimin e kuotës 190 mijë Së të pasuruar ka thënë: Nëse centrifugat e brezit të gjashtë instalohen do të aktivizohen rreth 60 mijë makineri centrifugash dhe në këtë mënyrë Irani brenda 10 muajve të ardhshëm mund të arrijë kuotën e 190 mijë SOW. Kreu i AEAI tha se janë përgatitur kushtet për ndërtimin e 1 milion SOW pasurimi të uraniumit në qendrën Natanz dhe shtoi se për momentin në bazë të marrëveshjes bërthamore është përgatitur infrastruktura për zgjerimin e aktiviteteve bërthamore. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik ditën e hënë në ceremoninë përkujtimore të vdekjes së imam Khomeinit (ra) shtjelloji sjelljen e dyanshme të Evropës kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe tha: AEAI ka përgjegjësinë që sa më shpejt që të jetë e mundur të bëjë përgatitjet për të arritur kuotën 190 mijë SOW, për momentin në kuadër të marrëveshjes bërthamore.