Presidenti iranian të premten shkon në Kinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77416-presidenti_iranian_të_premten_shkon_në_kinë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit nesër shkon në Kinë për të marrë pjesë në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 07, 2018 07:26 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian të premten shkon në Kinë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit nesër shkon në Kinë për të marrë pjesë në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se vizita treditore e z. Hasan Ruhani në Kinë do të realizohet në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e krerëve të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait, të takimit dhe bisedimeve me presidentin e Kinës dhe të takimeve me disa krerë të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit njëkohësisht me pjesëmarrjen në samitin e krerëve të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait, përveç takimit me presidentin e Kinës, do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të dokumenteve për marrëdhënie dhe bashkëpunim mes Iranit dhe Kinës. Samiti i krerëve të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait zhvillohet më 9 dhe 10 qershor në qytetin Qingdao të Kinës. Siguria, stabiliteti rajonal, lufta kundër terrorizmit. Separatizmi dhe ekstremizmi, si dhe zgjerimi i bashkëpunimeve; do të jenë temat kryesore që do të diskutohen në samitin e krerëve të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait.