Zarif: Palët e marrëveshjes bërthamore të kompensojnë Iranin pa asnjë kusht
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77438-zarif_palët_e_marrëveshjes_bërthamore_të_kompensojnë_iranin_pa_asnjë_kusht
Ministri i jashtëm iranian u ka shkruar një letër homologëve të tij mbi tërheqjen e paligjshme të SHBA nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, duke thënë se që marrëveshja të mbijetojë, nënshkruesit e mbetur duhet të garantojnë që Irani të kompensohet "pa kushte" për rikthimin e sanksioneve amerikane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 07, 2018 14:45 Europe/Tirane
  • Zarif: Palët e marrëveshjes bërthamore të kompensojnë Iranin pa asnjë kusht

Ministri i jashtëm iranian u ka shkruar një letër homologëve të tij mbi tërheqjen e paligjshme të SHBA nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, duke thënë se që marrëveshja të mbijetojë, nënshkruesit e mbetur duhet të garantojnë që Irani të kompensohet "pa kushte" për rikthimin e sanksioneve amerikane.

Muhamed Xhavad Zarif botoi të enjten një kopje të letrës në llogarinë e tij të Twitter, duke bërë thirrje për veprime konkrete përballë "ashpërsimit  gjithnjë në rritje të politikës ekonomike të Uashingtonit", që përbën një kërcënim "jo vetëm për marrëveshjen bërthamore, por edhe për multilateralizmin dhe sundimin e ligjit . " Zarif shkroi: "Që marrëveshja bërthamore të mbijetojë, pjesëmarrësit e mbetur në këtë marrëveshje dhe partnerët e tjerë ekonomikë duhet të sigurojnë që Irani të kompensohet pa kushte përmes masave të duhura kombëtare, rajonale dhe globale". Zarif më tej tha se kushtet e marrëveshjes bërthamore dhe të rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila e mbështeti marrëveshjen, i jep Teheranit të drejtën "padiskutueshme" për të marrë "veprim të duhur" përballë "akteve të shumta të paligjshme nga SHBA, veçanërisht tërheqja e saj nga marrëveshja dhe rivendosja e  njëanshme e të gjitha sanksioneve ". "Unë dua të theksoj se Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejohen të përfitojnë nga tërheqja e saj e paligjshme nga marrëveshja bërthamore, as nuk mund të kërcënojnë ose detyrojnë shtetet e tjera për të shkelur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit", vuri në dukje ministri i Jashtëm iranian.