Baidinezhad: Bisedimet për akordin kryesor ide mashtruese
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77460-baidinezhad_bisedimet_për_akordin_kryesor_ide_mashtruese
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër në një intervistë dhënë kanali CNN lidhur me qëndrimin e Iranit për refuzimin e çdo negociate mbi tematika të reja ka thënë: Amerika prej mëse një viti ka mashtruar botën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 08, 2018 05:13 Europe/Tirane
  • Baidinezhad: Bisedimet për akordin kryesor ide mashtruese

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër në një intervistë dhënë kanali CNN lidhur me qëndrimin e Iranit për refuzimin e çdo negociate mbi tematika të reja ka thënë: Amerika prej mëse një viti ka mashtruar botën.

Hamid Baidinezhad lidhur me kapacitetin e Evropës për të zbatuar premtimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe për mbrojtjen e kompanive evropiane aktive në Iran ka thënë: Evropa për të dhënë garanci dhe për të mbrojtur kompanitë evropiane në Iran është shumë e angazhuar dhe kjo është një çështje e rëndësishme për kredibilitetin e Evropës. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Angli ndër të tjera tha se Irani është duke bashkëpunuar me partnerët e tjerë të marrëveshjes bërthamore me qëllim që të qartësojë politikën e tij për mënyrën se si do të japin garanci Iranit për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore. Ai kërcënimet e sekretarit amerikan të shtetit ndaj vendeve të tjera e cilësoi mos përkushtim ndaj evenimente reale ndërkombëtare dhe tha: Sektari amerikan i shtetit kujton se  vendet e tjera janë të gatshme që të zbatojnë urdhrat e Uashingtonit por kjo është vetëm një iluzion pasi në botë ka faktorë të tjerë të mëdhenj dhe me ndikim në arenën ndërkombëtare dhe në rajon. Baidinezhad tha se Amerika ka shkelur marrëveshjen bërthamore dhe rezolutat e KS të OKB dhe tha se Amerika jo vetëm që nuk ka zbatuar angazhimet dhe zotimet e saj mirëpo kërcënon edhe vendet e tjera në rast se ato bashkëpunojnë me Iranin. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera tha se Irani deri tani ka zbatuar të gjitha pikat e traktatit NPT dhe të marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se pasurimi i uraniumit nuk është një çështje jashtë marrëveshjes bërthamore dhe tani ka ardhur koha që palët e tjera të marrin menjëherë veprim për të cilin Irani është në pritje.