Marshimi për Ditën e Kudsit në Iran sipas mediave të huaja
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i77498-marshimi_për_ditën_e_kudsit_në_iran_sipas_mediave_të_huaja
Mediat perëndimore dhe ato lindore portretizuan ceremoninë e Ditës Botërore të Kudsit në Iran dhe vende të tjera muslimane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 08, 2018 12:00 Europe/Tirane
  • Marshimi për Ditën e Kudsit në Iran sipas mediave të huaja

Mediat perëndimore dhe ato lindore portretizuan ceremoninë e Ditës Botërore të Kudsit në Iran dhe vende të tjera muslimane.

Marshi madhështor I Ditës së Kodsit ka nisur në orën 10:40 sipas orës lokalë ndërkohë që për transmetimin e tij janë angazhuar 1300 fotografë dhe gazetarë vendas e të huaj. Marshi i Ditës së Kodsit është hapur me fjalimin e mbajtur nga Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit. Slogani i sivjetshëm i Ditës Botërore të Kodsit është “ Dita e Kodsit, fitore e frontit të rezistencës, disfatë e komplotit amerikano-sionist dhe vullneti i popullit palestinez për kthim”. Ramazan Sharif kreu i shtabit organizativ të Ditës së Kodsit ka thënë se marshi i sivjetshëm organizohet në kohën kur komploti me terroristët e ISIS të krijuar nga Amerika, regjimi sionist dhe mbështetësit e tyre rajonalë ka dështuar dhe janë krijuar kushte të reja për mbështetjen ndaj popullit palestinez. Media amerikane Associated Press ka raportuar në lidhje me Ditën e Kudsit në Palestinën e pushtuar dhe ka shkruar se "trupat izraelite janë përgatitur për të kundërshtuar protestat në Rripin e Gazës dhe për të paralajmëruar banorët e zonës për t'u larguar nga Rripi i Gazës". Demonstrimet e mbajtura të premten në Rripin e Gazës, që përkojnë me Ditën e Kudsit, janë kundër okupimit izraelit të qytetit Kuds. Agjencia amerikane e lajmeve citoi gjithashtu edhe protestat në Iran në mbështetje të qytetarëve të pafajshëm palestinezë në Ditën e Kudsit, duke thënë: "Populli iranian ka filluar protesta anti-izraelite në të gjithë vendin që nga orët e hershme të ditës së sotme, për të dënuar okupimin e tokave palestineze nga Izraeli. Në vazhdim të këtij raporti thuhet: Protestuesit iranianë kanë thirrur slogane anti-amerikane, duke protestuar kundër vendimit të administratës amerikane për transferimin e ambasadës së saj në Kudsin e shenjtë, si dhe slogane vdekje Amerikës, vdekje Izraelit. Associated Press  po ashtu në vazhdimin e raportimit në lidhje me Ditën botërore të Kudsit, ka shkruar edhe në lidhje me protestat e organizuar në Irak. Ajo në lidhje me protestat në Irak, shkruar: Protestuesit irakianë sot kanë dalë nëpër rrugët e Bagdadit... burra të veshur me uniforma ushtarake në duar kanë mbajtur fotografi të Ajetollah Khomejni dhe Ajetollah Khamenei si dhe i kanëvënë flakën flamurit izraelit. Agjencia e lajmeve Shinhua ka shkruar në lidhje me marshimin masiv dhe epik në Iran si dhe mbi praninë e zyrtarëve të lartë politikë e ushtarakë iranianë në këto protesta. Agjencia britanike e lajmeve Reuters, gjatë mbulimit të ceremonisë së Ditës së Kudsit në Iran, iu ka referuar fjalimit të kryetarit të parlamentit islamik të Iranit, duke shkruar: Kryetari i parlamentit të Iranit në fjalimin e tij drejtuar protestuesve, ka thënë se Izraeli dhe Arabia Saudite janë burimi i tensioneve në rajon. Trekëndëshi amerikano-izraelito-saudit e kanë shndërruar rajonin në kaos. Agjencia franceze e lajmeve AFP, në një raport kushtuar Ditës botërore të Kudsit në Iran, ajo ju referua sloganeve Vdekje Izraelit dhe ka shkruar: Marshimet anti-izraelite me rastin e Ditës botërore të Kudsit u mbajtën në kryeqytetin iranian në premten në mëngjes, ku në këto tubime u dënua Izraelit për shtypje të popullit palestinez. Agjencia e lajmeve Sputnik e Rusisë (seksioni në gjuhën arabe), në shkrimin e saj të titulluar “Marshimet masive në Iran me rastin e Ditës botërore të Kudsit”, ka shkruar: Sot (e premte), në qytete të ndryshme të Iranit u mbajtën protesta masive për nderë të Ditës botërore të Kudsit dhe për t’u solidarizuar me popullin palestinez. Edhe kanali televizin libanez Al Menar ka raportuar në lidhje me marshimet masive në RII për Ditën botërore të Kudsit. Edhe ueb sajti Al Ahed i Jemenit në lidhje me Ditën botërore të Kudsit në Iran ka shkruar: Miliona qytetarë iranianë nga shtresa të ndryshme të popullit morën pjesë sot në marshimin e Ditës Botërore të Kudsit, për të demonstruar mbështetjen e tyre për Kudsin dhe për popullin palestinez kundër pushtuesve sionistë dhe për të theksuar se çështja e Palestinës është ende një çështje e rëndësishme në botën islame.