Ruhani: Teherani mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me Islamabadin
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se Teherani mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me Islamabadit, theksoi se duhet të shfrytëzohen të potencialet ekzistuese dhe të zhvillohet më tepër niveli i marrëdhënieve bilaterale sidomos në fushat ekonomike më shumë se në të kaluarën.
Z. Hasan Ruhani ditën e shtunë gjatë punimeve të samitit të 18-të të Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait në Kinë, në takim me Mamnoon Hussain, presidenti i Pakistanit, deklaroi: "Teherani mbështet rolin efikas të Islamabadit në këtë organizatë. Irani mund të jetë burim i sigurt për të garantuar siguruar energjinë e Pakistanit. Qëndrimet e unifikuar të Iranit dhe Pakistanit në lidhje me çështjet e rajonit dhe të botës islame janë shumë të afërta dhe janë të rëndësishme". Në lidhje me ruajtjen e stabilitetin dhe sigurisë së rajonit tha: "Teherani kërkon që të jetë një Afganistan i sigurt dhe me stabilitetin dhe koordinimi i Teheranit, Islamabadit dhe Kabulit është shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe zhvillimin e rajonit. Prandaj, me bashkëpunim me njërit-tjetrin dhe duke shfrytëzuar të gjitha potencialet, duhet të shtohet niveli i shkëmbimeve tregtare mes të dy vendeve duke mënjanuar pengesat ekzistuese". Nga ana e tij, presidenti i Pakistanit gjithashtu ka deklaruar përsëri mbështetjen e Pakistanit ndaj anëtarësimit të plotë të Iranit në Organizatën për Bashkëpunim të Shanghait dhe u shpreh optimist se Irani sa më shpejtë të bashkohet me grupin e anëtarëve të përhershme të kësaj organizate.